Lajme

Spitali i Pejës tregon si ra zjarri në Repartin e Psikiatrisë

Autori: Islam Morina 18:19 | 06 September 2022

Në spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në Repartin e Psikiatrisë u raportua për rënie zjarri dhe një person të lënduar, për çka ky spital ka dalë me njoftim, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se zjarri ka rënë në një dhomë të repartit psikiatrik, ku mori zjarr shtrati i një pacienti, e cili u shua falë intervenimit të shpejtë të stafit.

Në njoftim thuhet se me këtë rast një punonjësi sigurimit është lënduar gjatë intervenimit, përderisa nuk ka pasur dëme të mëdha.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Informatë lidhur me zjarrin në Repartin e Psikiatrisë!

Sot në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku ka qenë duke u trajtuar një pacient, ka shpërthyer një zjarr ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit.

Ndërhyrja e shpejt e Personelit të Spitalit me aparate për fikjen e zjarrit ka bërë që zjarri të lokalizohet menjëherë dhe pacientët të evakuohen me kohë.

Një pjesëtar i Sigurimit të Spitalit është lënduar gjatë intervenimit.

Dëme të mëdha nuk ka pasur”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera