Lajme

Spitali i Gjilanit jep detaje për të lënduarit nga skelet

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 25 October 2021

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar.

Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini ka thënë se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.

“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini.

-Advertisement-

Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera