Spiropali pas dënimit të krerëve të UÇK-së: S’mund të heshtim, Shqipëria e Kosova të bashkohen në një përpjekje institucionale për drejtësinë
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 17 September 2026
Elisa Spiropali ka reaguar në seancën plenare pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në fjalën e saj, Spiropali e lidhi zhvillimin me luftën në Ukrainë dhe me nevojën për drejtësi ndërkombëtare, duke shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si, sipas saj, vendimi mund të ndikojë në kujtesën historike dhe në trajtimin e luftës së Kosovës.
Spiropali kërkoi një qëndrim të përbashkët institucional të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa foli për nevojën e mbrojtjes së asaj që e cilësoi si të drejtën historike të shqiptarëve.
“Konventa që ratifikon Komisioni Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën dhe njohjen e përgjegjësisë të Federatës Ruse për shkeljen e çdo norme ndërkombëtare në sulmin ndaj Ukrainës dhe nevojën e këtij mekanizmi ndërkombëtar për të vendosur së paku një lloj drejtësie në inventarin e dëmeve të përbindshme, nuk mund të na e çojë mendjen te vendimi i djeshëm të Dhomave Speciale të Hagës. Pa dashur të hyj në detaje, dua të them se duket qartazi që ai vendim mizor, i padrejtë dhe i precedent i rrezikshëm për atë që vjen, nuk ka si mos të lidhet dhe me rastin e Ukrainës, që është për të mos thënë ndoshta dëmi më i madh që duhet riparuar në Apel sa i takon kujtesës tonë kolektive dhe të drejtës tonë historike.
Është e pashmangshme të flasim sot për luftën për liri të Ukrainës, ose vendeve që luftojnë për pavarësinë e tyre, dhe të mos e kthejmë kokën te ajo që ka ndodhur në Kosovë duke parë dhe kontekstin historik. Ne padiskutim që mund të flasim për proporcionalitetin dhe për të drejtën tonë historike, si dhe për raportin mes viktimës me agresorin, që për Gjykatën e Hagës janë kthyer përmbys.
Vetë Dhomat e Specializuara në Hagë janë krijuar mbi lajme dhe raporte të rreme. Ishte viti 2011, pas një libri të famshëm të një prokuroreje, kërkoi hetimin për krime të kryera jo vetëm në Kosovë, por dhe për krime të pretenduara të kryera në Shqipëri. E gjitha pretendohej të ishte një farsë dhe protagonistët e kësaj nuk janë më në krye të detyrave të tyre, por pasojat që lanë kulmojnë në aktgjykimin e djeshëm.
U vërtetua nga hetime të vetë Asamblesë Parlamentare, që jo vetëm s’kishte pasur krime dhe trafik organesh në Rep. e Shqipërisë, por nuk u vërtetuan dot as krimet kundër njerëzimit. Pretendimet mbi të cilat janë ngritur Dhomat e Specializuara, nuk kanë as kontekst ligjor, as kontekst historik dhe nuk mbajnë parasysh as raportin e një regjimi gjenocidal në Kosovë me një trup njerëzish që u ngritën në pragun e shtëpisë së tyre, për të garantuar ekzistencën e një kombi që ishte në rrezik.
Po të gjykosh sot mbi statistikat se të dënuar janë sot në Kosovë, janë vetëm 5. 150 vite burg më shumë për shqiptarët sesa për serbët. Nuk ka rëndësi pika që erdhëm deri këtu. Në një aktgjykim politik, i cili e them me zë të lartë, që nuk dua të shuaj ndjeshmëritë e askujt, çdo viktimë ka të drejtë të marrë përgjigje, por po t’i vësh në këtë lloj balance një ushtri të tërë, një regjim kriminal që nga akademikët, ushtria, policia, i vënë nën pozicion të Doktrinës për shfarosjen e shqiptarëve, nga ana tjetër njerëz që u ngritën për liri, për ekzistencë, u ngritën të shmangnin ato që sot i kemi në statistika.
13 mijë të vrarë në Kosovë, nga këta 10 mijë civilë. Njerëz të masakruar pa varr, të padënuar ata që kryen këto masakra. UÇK u ngrit për të luftuar këtë spastrim. Sot kemi ministër në qeverinë e Serbisë që thotë me krenari që po të ishte ajo, do kishte vrarë akoma më shumë. Njësoj flasin dhe sot.
Çfarë duhet të ndodhë që të heshtim dhe të bashkohemi të gjithë në një përpjekje të fortë kombëtare, institucionale, edhe financiare… duhet të ketë edhe në qeverinë e Shqipërisë, të Kosovës dhe këtu në Kuvend dy duar që të luftojnë për mbrojtjen e shqiptarëve në Hagë. Çfarë duhet të ndodhë? Që Jakup Krasniqi të vdesë në burg dhe më pas të kthehet në Kosovë? Po ata që vdesin në burg për krime lufte, për gjenocid priten me nderime.
Aktgjykimi i djeshëm nuk thotë që kishte krime kundër njerëzimit, por rrëfimi që u lexua aty është tërësisht problematik. Do të shtrembërojë historinë. Për këtë rrëfim historik të shtrembëruar, ne duhet të jemi të gjithë në një zë. Është kjo retorikë e heronjve, tradhtarëve na ka sjellë këtu. Sa herë që dalim jashtë, nuk bëhemi një zë. Shikoni si flasim ne për njëri-tjetrin. Ky precedent mund të përdoret edhe në raste të tjera. Imagjinojeni Zelenskyn si Hashim Thaçin, më rëndë akoma”, tha Spiropali.

T� tjera
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme armësh z...































