Lajme

Specialja urdhëron sigurimin ta kthejë në sallë Salih Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 15 September 2021

Salih Mustafa i cili ka lëshuar sallën e gjyqit sot kur po mbahet seanca e parë ndaj tij, do të jetë i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese, ka thënë kështu gjyqtarja pasi ish-komandanti i UÇK-së refuzoi të jetë i pranishëm në vazhdimin e seancës.

Ajo gjithashtu ka drejtuar kritika për mënyrën si është shprehur Salih Mustafa sot, meqë ky i fundit derisa ka deklaruar që nuk është fajtor e ka quajtur ZPS-në Gestapo, emërim për policinë sekrete të Gjermanisë Naziste.

Pasi Mustafa ka lëshuar sallën trupi gjykues ka mbajtur një konsultim pas së cilit gjyqtarja ka lëshuar një urdhër me gojë.

-Advertisement-

“Trupi gjykues është i mendimit se prania e të akuzuarit është e nevojshme, edhe pse jo e enevopjshme në këtë rast, megjithatë ky refuzim për tu paraqitur dhe zoti Bone kjo lidhet vetëm me pjesën e mbetur të seancës së sotme. Gjykata e mban të drejtën e vet diskrecionale në të ardhmen që të detyrojë të akuzuarit të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo e drejtë”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Mustafa nuk do të lejohet të përdorë të njëjtin fjalor siç ka bërë sot derisa është deklaruar i pafajshëm.

“Duhet ta informoni klientin tuaj që nuk do ta lejojmë zotin Mustafa në seancat në të ardhmen që të përdorë gjuhë pa kurrfarë respekti në lidhje me palët apo pjesëmarrësit e tjerë siç ishte gjuha që përdori klienti i juaj kur ju referua ZPS-së”, ka shtuar gjykatësja.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera