Lajme

Specialja edhe dy ftesa për ish-ushtarët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 January 2020

Në fillim, këtë të enjte u raportua se ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka marrë Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrenit.

Mirëpo, pas tij, kanë ardhur edhe dy ftesa nga specialja, shkruan gazeta inFokus.

Kyretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka informuar opinionin se sot kanë ardhë edhe dy ftesa.

-Advertisement-

“Sot u njoftova se kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës Klinë dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës”, ka shkruar Gucati, shkruan Reporteri.net.

Ai tutje ka shtuar se ndihet krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera