Lajme

Spanjë, rikthehet bilanci i frikshëm/ 241 viktima dhe mbi 11 mijë infektime brenda 24 orëve

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 24 September 2020

241 vdekje dhe gati 11.000 infektime brenda 24 orësh. Me shifra të tilla nuk është çudi që mediat e huaja pyesin të alarmuara: Ç`po ndodh në Spanjë?

Vendi, një nga më të goditurit prej pandemisë në Europë, arriti me shumë mundim ta vinte nën kontroll sëmundjen, por gjendja duket ka nisur të precipitojë sërish.

Bilanci i fundit i jetëve të humbura dhe rasteve të reja në vend të kujton numrat e valës së parë të virusit, edhe pse nuk është mbërritur në të njëjtat nivele. Por të dhëna të tilla janë të mjaftueshme për t`i shtyrë ekspertët të paralajmërojnë se të paktën Madridi, shumë shpejt mund të hyjë sërish në karantinë.

-Advertisement-

Më shumë se një e trëta e rasteve të reja u regjistruan pikërisht në kryeqytetin spanjoll, i cili është duke mobilizuar forcat e sigurisë në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve në lagjet më të prekura. Infeksioni megjithatë vazhdon të përhapet dhe tani po diskutohet mundësia e kufizimit të lëvizjes, ndërsa u kërkua mbështetje shtesë nga ushtria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera