Sport

Spanjë – Argjentinë, bilanc i barabartë para finales së madhe të Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 19 July 2026

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës nuk do të jetë vetëm një përballje për trofeun më të rëndësishëm në futboll, por edhe një duel mes dy kombëtareve me histori të barabartë në përballjet direkte.

Në historinë e tyre, Argjentina dhe Spanja janë përballur 14 herë, me bilancin që nuk favorizon asnjërën skuadër. Të dyja kanë regjistruar nga 6 fitore, ndërsa 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Në arenën e Kupës së Botës, këto dy ekipe janë takuar vetëm një herë. Ishte viti 1966, kur Argjentina fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës në fazën e grupeve.

-Advertisement-

Përballjet mes tyre kanë sjellë edhe rezultate të paharrueshme. Spanja regjistroi një fitore të thellë 6-1 në vitin 2018, ndërsa Argjentina triumfoi 4-1 në vitin 2010, në një tjetër duel që mbeti gjatë në kujtesën e tifozëve.

Tashmë, në finalen e madhe në stadiumin MetLife, njëra prej dy kombëtareve do të ketë mundësinë jo vetëm të fitojë Kupën e Botës, por edhe të marrë avantazhin në historinë e përballjeve direkte.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy