Spanca: AKP-ja ka dështuar ta ruajë vlerën e pronave dhe aseteve, ka së paku 800 mijë euro humbje
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 01 February 2023
Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka bërë të ditur se janë dorëzuar në Kuvend dy raportet e auditimit për të Hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021 dhe funksionimin e sistemit të Grantit të përformancës komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021.
Nga këto raporte, Spanca ka thënë se rreth 41% e mostrave të testuara kanë rezultuar me parregullsi dhe vlera potenciale e humbjes nga këto raste të testuara është mbi 800 mijë euro, mirëpo kjo vlerë, sipas saj, mund të jetë edhe më e lartë.
Ajo ka thënë se AKP ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira të cilat ishin nën administrimin e saj.
“Bazuar në atë çfarë kemi gjetur, konkluzioni i auditimit është se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira të cilat ishin nën administrimin e saj.”
LEXO EDHE: Vazhdojnë punësimet masive në AKP-në, që Albin Kurti premtoi se do ta mbyllte
“ZKA vlerëson se masa të shpejta rigoroze kërkohet të ndërmerren për të përmirësuar proceset e dhënies më qira të pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Gjithashtu, edhe komunat duhet të ndërmarrin veprime për të përmirësuar menaxhimin e granteve të donatorëve”, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Për sa i përket auditimit për ‘Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit’, objektivi i këtij auditimi ishte të vlerësohet nëse Agjencia ka menaxhuar si duhet pronat dhe asetet tjera të dhëna me qira në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky auditim përfshinë procesin e dhënies së pronave dhe aseteve me qira për periudhën 2012 deri në vitin 2021 dhe ishte bërë më kërkesë të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, e adresuar nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe e miratuar nga ana ime si Auditore e Përgjithshme”, u shpreh Spanca.
LEXO EDHE: Albin Kurti shpërblen bordin e menaxhmentin e AKP-së me 800 mijë euro për paga e mëditje
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...