Sport

Spalletti nuk di si ta shpjegojë atë që i ndodhi Interit ndaj Torinos

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 27 August 2018

Luciano Spalletti ka pranuar se nuk e ka të lehtë ta shpjegojë atë që i ndodhi Interit në ndeshjen kundër Torinos.

Nerazzurrët krijuan epërsi prej dy golash në pjesën e parë, mirëpo në gjysmën e dytë, torinezët u kthyen për ta barazuar rezultatin.
“Nuk është e lehtë ta shpjegosh pse e humbëm rrugën në pjesën e dytë, sepse u befasuam nga një top i gjatë nga mesfusha. Nuk e vlerësuam si duhet topin dhe nuk mund të ketë shpjegim tjetër.

“Është vështirë të shpjegohet se si i pranuam ata dy gola, por është realitet se skuadra nuk di të përballet me presionin”, ka thënë trajneri për Sky Sport Italia.

-Advertisement-

Para fillimit të sezonit, Spalletti kishte deklaruar se Interi ka ambicie ta fitojë Scudettos, mirëpo në dy ndeshjet e para ka arkëtuar vetëm një pikë.

Luciano Spalletti (Foto: Getty Images)

“E kemi të vështirë ta fitojmë secilën ndeshje, kur kihet parasysh nga po vijmë. Akoma duhet kohë që t’i bëjmë hapat përpara”.

“Ndaj Sassuolos, e gjithë qasja ishte e gabuar, por këtu (ndaj Toronos), e nisëm shumë mirë dhe pas një goli banal, e humbëm rrugën”, ka thënë Spalletti duke sqaruar se skuadra e tij duhet një herë të kalojë nivelet e Napolit, Romës dhe Lazios, për të arritur ta rivalizojë Juventusin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera