SPAK-u kërkon që Sali Berisha të rikthehet në arrest shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 16 December 2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin për lirimin e Sali Berishes, duke kërkuar rikthimin e tij në arrest shtëpie.
Më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të mbrohet i lirë. Por menjëherë, po atë ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon, raportojnë mediat shqiptare.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas mediave në Tiranë, më 27 nëntor, avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendimit se Berisha nga ky moment “është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij”. Megjithatë ai shtoi se procesi ndaj klientit të tij ishte politik.
Përgjatë një viti gjykatat e të gjitha niveleve lanë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, një masë që GJKKO e mori pasi Berisha refuzoi të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.
Të tjera
-
“Ka shumë raste të tilla që gratë në Kosovë nuk shkojnë as deri në shitore, nuk është befasuese”, Teutë Rrusta akuzon edhe qeverinë
Këtë javë në episodën e radhës, të emisionit “Gratë në Fokus” ishte e ftuar a...
-
Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit
Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse ësh...
-
Kryeziu: Kurti e ka obligim ligjor të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se kryeministri A...
-
Çitaku: Shqetësuese indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi procesit në Hagë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se e shqetëson fakti se instituc...
-
Kosova e nënshkruan kontratën me prodhuesin turk për themelet e fabrikës së municioneve
Kosova e ka nënshkruan kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüstri...
-
Ish-kryetari i Apelit: Kurti mund të gjobitet apo të sillet me forcë nëse refuzon ftesën për të dëshmuar
Hasan Shala, ish kryetar i Gjykatës së Apelit, tha në Frontal në T7 se cilido...
-
KFOR-i amerikan patrullon në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kr...
-
Kancelari Scholz humb votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Bundestag. ...
-
Aksion i madh i policisë – Mbyllen 34 qendra masazhi e klube nate, arrestohen 28 të dyshuar
Janë mbyllur përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe janë arres...
-
Për dhjetë muaj në Kosovë lindën mbi 22 mijë fëmijë
Nga janari deri në tetor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 22,418 lin...
-
Rutte: Sulmi në kanalin e ujit në Kosovë tregoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i brishtë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka përsëritur sot se sulmi në k...
-
Zemaj: Kënaqësi ta përfaqësoj Kosovën si pjesë e festimeve të “NATO Winter Gathering”
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka...