Spahiu: SHBA s’mund të jetë ndërmjetësuese, është palë në dialog
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 August 2022
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mbështesin Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, por nuk mund të jenë ndërmjetësues të dialogut.
Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, pasi sipas tyre, SHBA-ja është përkrahëse e Kosovës dhe ndërmjetësuesi duhet të jetë neutral.
Pas deklarimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Bashkimi Evropian duhet t’ia dorëzojë portofolin presidentit amerikan, Joe Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë që SHBA-ja nuk mund të jetë ndërmjetësuese e dialogut.Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, tha për Radio Kosovën se SHBA-ja është palë në dialog pasi mbështesin Kosovën:
“Nuk mundet që SHBA-ja të jetë ndërmjetësues sepse SHBA-ja është palë, pra, përkrahin Kosovën në dialog. BE është ndërmjetësues sepse ka një qëndrim neutral karshi Kosovës dhe raporteve me Serbinë dhe është palë përfikte për ndërmjetësim”, tha Spahiu për Radio KosovaEdhe analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se SHBA-ja mund të jetë vetëm mbështetëse e Bashkimit e Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog dhe nuk mund të jetë ndërmjetësuese.
“Shtetet e Bashkuar të Amerikës mund të jenë vetëm përkrahëse të Bashkimit Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje, dhe nuk mund të këtë mandat për ndërmjetësimin direkt të dialogut”, tha Burjani.Të enjten është mbajtur takimi i fundit i nivelit të lartë në kuadër të dialogut dhe i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...