Spahiu paralajmëon dinamizim të diplomacisë ndërkombëtare këtë vjeshtë: Kosova në fokus
Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 30 August 2023
Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu e konsideron të rëndësime për Kosovën dhe Serbinë deklaratën e fundit të presidentit të Francës, Emanuel Macron, duke e vlerësuar se diplomacia evropiane tashmë ka në fokus këtë rajon.
Duke e komentuar paralajmërimin e presidentit Macron se do të marrë masa ndaj të mëtejshme ndaj Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk sillen me përgjegjësi, tha se vet fakti që përmendet Kosova në përgjithësim të situatave në botë, Spagiu thotë që këtu kemi një fokusim të vazhdueshëm të diplomacisë botërore në këtë rast i presidentit francez.
Sipas tij, ky fjalim i presidentit francez paralajmëron disa pika që janë të rëndësishme.
Njëra, siç tha ai, është progresi mes Kosovës dhe Serbisë në dialog, i cili është bërë një preokupim ndërkombëtarë dhe, sië potencoi ai, presin që kësaj vjeshte të ketë diçka pozitive.
“Ndërkaq pika e dytë është që kësaj vjeshte të ketë një dinamizim të diplomacisë në Kosovë dhe të diskutimit të çështjeve të cilat mund të jenë pozitive, por që mund të sjellin edhe çështje që do të çonin në destabilizimin e rajonit”, tha Spahiu në ‘RTK Prime’.
Pika e tretë, sipas tij, është se presidenti francez bashkë me kancelarin gjerman, si personalitete nga të cilët ka ardhur plani për marrëveshjen e Ohrit dhe të cilët po dëshmojnë që e kanë marrë këtë punë me seriozitet, duan të shohin përparim në këtë aspekt.
Edhe politikologu Milazim Koci e vlerëson tejet të rëndësishme paralajmërimin e presidentit francez, edhe për faktin se ai bashkë me kancelarin gjerman, janë hartues të marrëveshjes së Ohrit.
“Sinjalizimi i presidentit Macron është shumë serioze, pasi pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkim Evropian, lokomotivë e BE-së është Gjermania dhe Franca, e në rastin e Kosovës janë edhe më shumë sepse ata, janë edhe hartues të Marrëveshjes franko-gjermane”, tha ai.
Koci tha se kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht në Kosovë, edhe për faktion se i pari i Francës ka përmendi rishikimin për vizat.
“Përherë të para nga një qendër e tillë evropiane i është dërguar sinjali të dy palëve, dhe mendojë se është mjaftë serioze. Unë sot kam lexuar dhe dëgjuar shumë komente të ndryshme, se kjo çështje është më shumë taktikë, sinjalizim, presion sepse për këtë çështje vendosë Komisioni Evropian, por unë nuk mendoj që është ashtu, sepse Makron dhe Sholc janë autoritetet më të larta të BE-së”, tha ai.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...