Lajme

Spahiu: Kosova të kërkojë helikopter nga Shqipëria për largimin e policëve të bllokuar në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 19 December 2022

Paisja me helikopter të policëve në veri nga barrikadimi i pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, po shihet si një nevojë e domosdoshme.

Për këtë ka folur edhe Nexhmedin Spahiu, njohës i zhvillimeve në veri i cili theksoi se shteti i Kosovës do të duhej që për raste të tilla t’i kërkonte helikopter Shqipërisë.

“Nëse është problem një helikopter, pse nuk ia kërkoni huazim Shqipërisë. Kur po është sezona e verës, Policia e Kosovës po shkon deri në Durrës po bën patrollim, duke harxhuar resurse, derivate për me i kry punë Shqipërisë. Kur ke kërkesë ndaj KFOR-it, sigurisht a i dinë punët e veta e të thotë prit. Nuk është punë e parrezikshme largimi i barrikadave, sepse dihet që kufiri rrezikohet nga snajperistët”, tha Spahiu në info10.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera