Lajme

Spahiu: Është i pritshëm një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së, për ta fundosur Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 19 October 2021

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin “A23” në ATV, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja ka gjasë që bëjnë koalicion në Prishtinë.

Spahiu tha se ky koalicioni mund të bëhet sepse të dy partitë në fjalë, kanë një interes të përbashkët, që sipas tij është fundosja e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shumë e gjasshme se LDK-ja dhe PDK-ja do të bëjnë koalicion në këmbim të përkrahjes së njëra-tjetrës në Prizren dhe Prishtinë dhe me gjasë edhe mund të funksionojnë, për shkakun se të dyja janë barazi dhe natyrisht dëshirojnë ta fundosin Albin Kurtin. Është interes i të dy palëve sepse kanë rritje paralele dhe kanë interes që ta fundosin Vetëvendosje prandaj është i pritshme edhe ky koalicion”, tha Spahiu.

-Advertisement-

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, sipas rezultateve nga KQZ-ja, Prishtina hyn në kategorinë e komunave të cilat do të shkojnë në balotazh, për shkak se asnjëra nga partitë nuk ka marr votat e mjaftueshme për të qeverisur këtë komunë.

Kujtojmë se Arben Vitia nga LVV-ja ka marr rreth 43% të votave, Përparim Rama nga LDK-ja rreth 30% dhe Uran Ismaili nga PDK-ja me rreth 22% të votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera