Southgate: Sancho nuk e meriton që të jetë në skuadër të Anglisë
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 01 October 2021
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka pranuar që Jadon Sancho është ftuar për ndeshjet me kombëtare pavarësisht që ai nuk e ka merituar një vend aty për shkak të formës momentale.
21 vjeçari nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë që prej transferimit nga Borussia Dortmundi te Manchester United, ku ka dështuar të kontribuoj me gola dhe asistime në tetë paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, përcjell KosovaPress.
Pavarësisht kësaj, Southgate e ka emëruar Sanchon në listën e tij prej 23 lojtarëve në Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjet e radhës kundër Andorras dhe Hungarisë , pavarësisht formës të tij jo të mirë.
“A e meriton ai që të jetë në skuadrën e Anglisë duke u bazuar në paraqitjet e tij të fundit? Sigurisht që jo. Por unë mendoj që ne kemi investuar shumë në Sanchon përgjatë një periudhe të gjatë kohore, dhe besoj që mund të arrijë nivelin më të lartë si futbollist”, tha Southgate.
“Do të dëshiroja të kem kohë që të bisedoj me të, dhe ta ndihmoj gjatë procesit në të cilin është duke kaluar te Manchester United, dhe gjithashtu dua që ai ta sheh se kemi besim tek ai”, shtoi trajneri i Anglisë.
Para se të bashkohet me Kombëtaren e Anglisë, Sancho do të shpresojë që të regjistrojë gol ose asistim nëse paraqitet në ndeshjen e Manchester United kundër Everton me dy tetor, në ndeshjen finale para atyre me kombëtare.

T� tjera
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...































