Sport

Sot zhvillohen tre ndeshje në Kupën e Botës

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 15 June 2018

Një përplasje e vërtetë titanësh. Kështu mund të konsiderohet sfida e Grupit B, Portugali – Spanjë, që do të zhvillohet në orën 20:00, në “Fisht Olympic Stadium” të Sochit, rezultati i së cilës pritet të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të renditet e para e grupit.

Edhe pse përfaqësojnë dy vende fqinje në Gadishullin Iberik dhe janë emra shumë të rëndësishëm të futbollit europian, për Portugalinë dhe Spanjën është herë e dytë në histori që përballen në Kupën e Botës. Në fazën e 1/16 të Afrikë 2010, “La Roja” i eliminoi luzitanët me një fitore të ngushtë 1-0.

Portugalia dhe Spanja janë ndeshur në 35 raste në histori. Spanjollët kanë fituar 16 takime, portugezët 6 dhe në 13 raste janë ndarë në barazim. “La Roja”, që ështënjë miksim i lojtarëve me eksperiencë me të rinjtë e talentuar, vjen në një moment të vështirë pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui vetëm para dy ditësh, me Fernando Hierron që më shumë se me taktikën duhet të punojë për të ruajtur atmosferën pozitive brenda grupit, që ky ndryshim i papritur të mos ketë ndikim në performancën e ekipit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër Portugalia vjen si kampionia e Europës në fuqi, me “yllin” e saj Cristiano Ronaldo që ka shansin e fundit për të bërë diçka të madhe në Botëror.

– Po në Grupin B, në Shën Pjetërburg, në orën 17:00, do të luhet sfida mes Iranit dhe Marokut, dy skuadra që synojnë të surprizojnë të mëdhatë europiane. Përfaqëuseja aziatike nuk do të ketë në dispozicion të pezulluarin Saeid Ezatolahi, ndërsa Mehdi Taremi dhe Askhan Dejagah janë të dëmtuar. Ndërsa në anën tjetër shresojnë që Nabil Dirar të jetë në gjendje për të zbritur në fushë.

– Ndeshja e parë e ditës së dytë të “Rusi 2018” i përket Grupit A, Egjipt – Uruguai, që do të luhet në orën 14:00, në Ekaterinburg.

Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin fitoren për t’iu bashkuar Rusisë në krye, me vendin organizator që në sfidën hapëse të Botërorit shkatërroi 5-0 Arabinë Saudite. Në Egjipt të gjithë janë me sy e veshë nga Mohamed Salah, i cili prej disa javësh vuan një dëmtim bë shpatull. Stafi teknik i Egjiptit nuk e ka bërë të qartë nëse “Faraoni” është gati për të luajtur titullar, apo do të aktivizohet gjatë lojës.

Në krahun tjetër, dy herë kampionët e Botës kërkojnë një start pozitiv me dyshen e artë sulmuese Cavani-Suarez. Amerikano-jugorët kanë impresionuar në dy turnetë paraardhës, sidomos në Afrikë 2010, ku u renditën në vendin e katërt.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera