Sport

Sot zhvillohen katër takime në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 19 August 2018

Sot pritet të zhvillohen katër takime në Superligë të Kosovës.

Në Gjilan: Kampioni, Drita takohet me KEK-un, ky takim pritet të zhvillohet pa shikues pas denimit nga komisoni disiplinor për skuadren gjilanase.

Në Prizren: Liria e 18 përforcimeve, e pret skuadren e Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë pas tetë viteve. Ky takim pritet të përcjellët nga një numer i madh i shikuesëve ngase konsiderohet një derbi rajonal që i ka munguar Superligës.

-Advertisement-

Në Podujevë: Llapi do jetë nikoqire e Drenicës. Padyshim që djelmoshat e trajnerit Bylbyl Sokoli të Llapit pritet të jenë favorit, por në fushë nuk i dihet asgjë.

Në Prishtinë: Flamurtari kërkoj të nis mbar edicionin e ri, por njejtë synon edhe Ferizaj me përforcimet e shumta të bëra. Dy skuadrat synojn mesin e tabelës këtë edicion, andaj nisja me një tre pikësh nuk di kishte qenë aspak keq, për një nisje të mbarë.

Të gjitha ndeshjës zhvillohet nga ora 16:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera