Sport

Sot, zgjidhet lojtari më i mirë i Europës nga UEFA, favorit është…!

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 29 August 2019

UEFA ditën e sotme do të shpallë fituesin për lojtarin më të mirë të vitit “Men’s Player Of The Year”.

Në Monaco do të organizohet një ceremoni gala, ndërsa 3 kandidatët janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësi Van Dijk.

Parashikimet e analistëve sportivë e vlerësojnë Van Dijk si lojtarin favorit për të marrë këtë çmim prestigjioz në rangun individual.

-Advertisement-

Mbrojtësi holandez është kandidat potencial pasi fitoi Champions Leaguen me skuadrën e Liverpoolit.

Modriç sezonin e kaluar u shpall më i miri i vitit duke thyer dominimin e dyshes, Messi-Ronaldo, pasi kroati triumfoi në Champions League dhe arriti deri në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera