Sot vazhdon seanca e Apelit në rastin kundër Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus
07:49 | 27 October 2023
Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara, sot, vazhdon seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës. Sipas njoftimit të Speciales, gjykimi do të mbahet nga ora 09:30.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të enjten, më 26 tetor, është mbajtur seanca e parë e Apelit në çështjen e Salih Mustafës.
Sipas avokatit Von Bone, trupi gjykues nuk ka zbatuar standarde të drejta dhe të paanshme në vlerësimin e provave dhe dëshmitarëve.
Me këtë rast, mbrojtja e tij ka kërkuar që Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.
Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’).
Aktakuza e ngarkon atë për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022 dhe deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.
Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.
Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës bëri njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023. Seanca e apelit është caktuar të mbahet më 26 dhe 27 tetor 2023.

Të tjera
-
Haradinaj: Shqetësues niveli i vrạsjeve kohët e fundit në Kosovë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjeve të fundit që kanë...
-
Kenia e njeh zyrtarisht Kosovën, ndërsa akti i njohjes i dorëzohet ish-presidentit Behgjet Pacolli
Kenia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Akti i njoh...
-
Kosova nuk gjen qetësi nga vrạsjet, shifra alarmante: Qytetarët posedojnë mbi 230 mijë ạrmë pa leje – për dy muaj u konfiskuan 235
Kosova po përballet me një situatë shqetësuese për shkak të posedimit të madh...
-
Ky person po kërkohet nga policia për veprën penale “vjedhje”
Policia e Kosovës është në kërkim të një personi për përfshirje në veprën pen...
-
88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga 7 prilli
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se 88 not...
-
Serbia sërish ia ndalon Çekut vizitën në Preshevë
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se Serbia ia ka ...
-
Osmani: Nuk do të pushojmë derisa krịmet që u kryen Serbia të marrin përgjigjen e duhur
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, para familjarëve të masakruarve 26 vjet ...
-
“Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik
Javën e kaluar, në një qendër tregtare, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka n...
-
Prokuroria autorizon policinë për nisjen e hetimeve për votimin me postë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Kurti: Ushtrisë do t’ia ndajmë mbi 1 miliard euro, do të blejmë helikopterë “Black Hawk”
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë vuri në pah edhe in...
-
Të premten në Ferizaj certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë...
-
MPB: Vazhdojnë hetimet për zjạrrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare
MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfisk...