Lajme

Sot tha se i bashkoi shqiptarët kundër Serbisë, por çfarë thoshte Kurti për Rugovën dhe qëndrimin e tij ndaj UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 21 January 2022

Sot u bënë 16 vite prej kur u nda nga jeta. Presidenti Historik, Ibrahim Rugova. E në 16 vjetorin e vdekjes së tij kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani, bënë homazhe te varri i tij.

Kurti gjatë homazheve tha se Rugova ishte ai i cili i bashkoj shqiptarët kundër okupatorit serb, shkruan Gazeta Infokus.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Doktor Rugova edhe para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër okupatorit serb dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Bashkë me presidenten sot në nderim të Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, tha Kurti pas homazheve të varri i ish presidentit.

-Advertisement-

Mirëpo jo gjithmonë Kurti pati të njëjtat deklarata për Rugovën. Në një intervistë në vitin 2002, atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje nuk ekzistonte si parti, ai kishte qëndrime të tjera.

Në një pyetje që i bëhet nga qytetarët gjatë intervistës, se pse Rugova kishte qëndrime kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ushtri përgjigja e Kurtit ishte se kjo nuk është për tu çuditur.

Kjo është deklarata e tij të cilën mund të gjeni në minutën 1:06:40 të videos së më poshtë.

“Pse ai nuk e ka pranuar, mendoj se nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta të ishte shumë e qartë pse nuk ka pranuar. Dhe do të ishte shumë ma interesante pyetja pse nuk e ka pranuar sikur ta pranonte. Nuk ka qenë fare e çuditshme pse nuk e ka pranuar. Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë të pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dimanizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti me 2002.

Po ashtu gazetari e pyet nëse Rugova e kishte vizituar pasi Kurti ishte liruar nga burgu,  dhe ai mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë. Thotë se nuk u vizitua nga Rugova./Gazeta Infokus/  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera