Sot skadon afati për lirim të objektit që shfrytëzohet nga ilegalët

Autori: Gazeta inFokus
06:43 | 08 September 2023
Sot skadon afati i vendimit për ta shtyrë edhe për dy javë lirimin e objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, nga institucionet që funksionojnë nën sistemin e Qeverisë së Serbisë.
Objekti që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve, aktualisht shfrytëzohet nga 4 institucione që funksionojnë si struktura paralele.
Ditë më parë në një intervistë për RTK-në, Erden Atiq ka theksuar se lirimi i këtij objekti do të ndodhë përfundimisht më 8 Shtator, pa shtyrje të mëtutjeshme.
Për kryetaren e Iniciativës së Re Sociale, Jovana Radosavljeviq, dita e premte mund të sjellë përsëritje të skenave që kemi parë më 26 maj, nëse nuk arrihet një kompromis.
“Ajo që është më realiste dhe që mund të presim në këtë moment, është skenari i mundshëm i 26 majit, kur kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës hynë me dhunë në objektet komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Deri në ndonjë zgjidhje kompromisi apo shtyrje të këtij vendimi nga institucionet e Kosovës, potencialisht mund të presim edhe incidente, por duke u mësuar nga përvojat e muajve të kaluar, shpresoj se në këtë situatë KFOR-i do të jetë në gatishmëri dhe do të reagojë më shpejt në krahasim me 26 maj”, ka thënë Jovana Radosavljeviq- Iniciativa e Re Sociale
Veton Elshani, Zv. Komandant i Policisë për Veri, i ka thënë RTK-së se nuk kanë kërkesë zyrtare për të asistuar në lirimin e objektit.
Për vendimin e Atiq pati reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se roli i kryetarëve aktualë në komunat veriore të vendit është administrativ dhe vendimet e tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve në veri të vendit.
Ndërkohë, dje gjatë gjithë ditës, kryetari i komunës, Erden Atiq, nuk u është përgjigjur pyetjeve të redaksisë, nëse qëndron prapa këtij vendimi, ashtu siç ka deklaruar ditë më parë, kur tha se vendimi nuk do të shtyhet edhe për një datë tjetër.

Të tjera
-
Nis pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet
Pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet ka filluar vetëm gjatë na...
-
‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për integritetin dhe kontrollin e kufirit
Në rezumenë e punëve që i japin të kryera si njëherë-e-mirë në veri të vendit...
-
Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe
Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kos...
-
Kjo është drejtoresha e çerdhes ‘’Botanika’’ që u arrestua për keqpërdorim të 100 mijë eurove
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person mbi dyshimet për keqpërd...
-
VV nuk ndërron mendje / Kryeziu-Hyseni: Haxhiu do të vazhdojë të jetë për kryekuvendare!
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka konfirmuar në...
-
“Këta dojnë pushtet absolut për veti – mujnë me e hjekë Albulenën edhe mos me dalë keq” – Kuçi thotë se Kurti po manipulon opinionin publiku
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të A...
-
Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve ka pësuar rritje në Aeroportin Ndërkombëta...
-
Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje hi...
-
Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit
Nga janari deri në mars të këtij viti, në Kosovë figurojnë mbi 100 mijë të pu...
-
Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave
Në një takim me drejtuesit politikë të koalicionit opozitar këtë të mërkurë, ...
-
Vlora Çitaku uron Edi Ramën me foton që e ka shkrepur dora e Hashim Thaçit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka zg...
-
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton
Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklar...