Lajme

Sot shqyrtohet lista e kandidatëve për anëtarë të bordit të BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 03 November 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të mërkurën mban mbledhje.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Vazhdim-Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;
3. Shqyrtimi i Listës së kandidatëve për një (1) anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
4. Shqyrtimi i Listës së kandidatëve për dy (2) anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5. Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
6. Shqyrtimi i Raportit me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin nr.08/L-007 për Masat për uljen e kosotos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-061 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”;
8. Të ndryshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera