Sot shënohet përvjetori i lindjes së Ismail Kadaresë
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 28 January 2022
Më 28 janar të vitit 1936, 86 vjet më parë, u lind poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Ai lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.
Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.
Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.
Të tjera
-
Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EU...
-
BE diskuton krizën energjetike të Ukrainës, gazin e lëngshëm rus
Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian u takuan në Luksemburg të martën ...
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
Ai ka vjedhur 2000 “boxa” cigare nga një qendër shpërndarjeje. Meqë tek ai vl...
-
Paralajmëron Haziri: Do të tronditeni, dëshmi të rënda për Mihalin dhe delegatët e Kurtit janë në rrugë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ajo çfarë po publikohet në media,...
-
Molliqaj për Mihalin e Kusari-Lilan: Dy vegla, një diktat – kur i shërben liderit i ke shërbyer historisë
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për zhvillimet e fundit dhe bisedat...
-
Bahtiri: Ura e Ibrit hapet pas 5 shkurtit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet ...
-
Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim në BE, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
Kryeministri Albin Kurti i është gëzuar vendimit për hapjen e kapitujve të pa...
-
“Do të ishte shqetësuese nëse zonja Mihali të thoshte ndale rrymën, nuk është shqetësuese kur kërkon të mos ketë reduktime”
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i duket normal komunikimi ...
-
Rasti i rezervave shtetërore, Supremja: S’pati keqpërdorime – kërkesa e Speciales e pabazuar
Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar se e ka refuzuar si të pabazuar kërkesë...
-
Kurti në Berlin s’e përmend kushtin e njohjes së dokumenteve nga Serbia, e nënshkruan planin e ri për Tregun e Përbashkët Rajonal
Prej kërcënimeve të Gjermanisë me përjashtim nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit...
-
Rohde fton qytetarët që t’i bashkohen në ngjitje drejt Majës së Rovicës këtë të shtunë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ftuar qytetarët që t’i bash...
-
Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropia...