Bajrami: VV-ja dhe Dejona duhet të ndëshkohen nga populli, kanë bërë pazare në dëm të qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
17:07 | 15 Tetor 2024
Sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, VV-ja dhe Dejona Mihali duhet të marrin ndëshkim nga vota e popullit, por edhe nga ligji.
Bajrami në një postim në Facebook ka shkruar disa pyetje, që sipas saj partia në pushtet dhe Kurti vetë duhet të përgjigjen.
Ajo ka thënë se Kurti s’i ka dhënë asnjë pozitë Mihalit pasi e gjitha çfarë ka bërë kjo e fundit në katër vitet e fundit të kësaj qeverie, sipas saj është joligjore.
“Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim”, ka shkruar Bajrami.
Reagimi:
Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit
Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:
Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?
Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?
Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?
Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?
A e dini pse nuk e ka bërë, SEPSE ajo çka ka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.
Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.
A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?
Kjo është çështja.
Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?
Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































