Lajme

Sot shënohet Dita Botërore e Dëgjimit

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 03 March 2022

3 marsi shënohet si Dita Botërore e Dëgjimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH kërkon të rrisë ndërgjegjësimin se si të parandalohet shurdhimi dhe humbja e dëgjimit dhe të promovohet kujdesi ndaj veshit dhe dëgjimit në të gjithë botën.

Çdo vit, OBSH vendos temën dhe përgatit broshura, fletushka, postera, pankarta dhe prezantime për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për këtë ditë.

Këto materiale ndahen me partnerët në qeveri dhe shoqërinë civile në mbarë botën, si dhe me zyrat rajonale dhe vendore të OBSH-së.

-Advertisement-

Sipas OBSH-së, kjo datë u krijua në vitin 2007 në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për shurdhimin. Më pas u quajt Dita Ndërkombëtare e Veshit, por emri u ndryshua në Ditën Botërore të Dëgjimit në 2016.

OBSH ka thënë se deri në vitin 2050, rreth 2.5 miliardë njerëz parashikohet të kenë një shkallë të humbjes së dëgjimit dhe të paktën 700 milionë do të kenë nevojë për trajtim të dëgjimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera