Lajme

Sot përkujtohet regjisorja Arzana Kraja

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 November 2022

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkujtojnë regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta.

Sipas njoftimit, për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, sonte nga ora 19:00, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.

Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artisitike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera