Lajme

Sot nuk ka takim në mes Kurtit e Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 December 2019

Edhe pse është paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për mundësinë e koalicionit bashkëqeverisës, ata nuk janë takuar dje dhe nuk do të takohen as sot.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se sipas informacioneve që kanë nga strukturat e Lëvizjes, nuk është planifikuar ndonjë takim për sot në mes VV-së dhe LDK-së.

Ndërkohë, brenda LDK-së është bërë e ditur se sot në orën 16:00, kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve, ku temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera