Lajme

Sot nis procesi mësimor

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 03 October 2022

Kështu ka bërë të ditur dje Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Përmes njoftimit, MASHTI ka bërë të ditur se kishin bërë përgatitje që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator por që nuk u realizua për shkak të grevës.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

-Advertisement-

MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK.

Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria njoftoi se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.Nga 25 gushti mësimdhënësit kanë qenë në grevë dhe greva u vendos të ndërpritet për të nisur mësimi nga dsta 3 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera