Lajme

Sot nënshkruhet vendimi për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 18 September 2024

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, sot në Strasburg do të nënshkruajnë vendimin për heqjen e vizave për serbët posedojnë pasaporta ilegale të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese Serbe”.

Nënshkrimi është planifikuar për në orën 15:15.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga Serbia.

-Advertisement-

Raporti u përpilua nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, dhe u votua me 34 vota pro. Në arsyetim u tha se zgjerimi i liberalizimit të vizave të BE-së për banorët serbë të Kosovës është i rëndësishëm për të parandaluar diskriminim ndaj këtyre qytetarëve të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë.

Serbët e Kosovës që kanë këto pasaporta të lëshuara nga një zyrë serbe e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ishin të vetmit që kishin nevojë për vizë për të hyrë në vendet e BE-së pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës më 1 janar të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte deklaruar se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, është i padrejtë, i dëmshëm dhe dekurajuese për integrimin e serbëve.

“E konsiderojmë të padrejtë, e konsiderojmë të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit. Japim qëndrimin tonë dhe qëndrimi jonë nuk mund të jetë i ndryshëm. Ajo që ka thënë Presidenca e Ministria e Jashtme është qëndrimi i të gjitha institucioneve të Kosovës”, kishte thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës kishte shprehur keqardhje për vendimin e PE-së duke thënë se arsyetimi i raportit nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza te qytetarëve nga komuniteti serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera