Sot mund të certifikohen rezultatet, kandidati i LDK-së heq dorë nga ankesa
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 08 July 2017
Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa Vehbi Imeri ka bërë të ditur se nuk do të nuk do të ushtroj ë ankesë ndaj vendimit të PZAP-it pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.
“Këtë të drejtë ligjore nuk do ta ushtrojë me ç’rast po i hapi rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Duke ndërmarrë një veprim të tillë po ju mbetem borxh të gjithë votuesve në nivel të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar, pasi që Qendra për Numërim dhe Rezultate ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë në rinumërim të votave në vendvotime, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve duke manipuluar me votat e juaja ka shkelur të drejtat e juaja dhe të drejtën time që vota të shkoi tek ai që është dedikuar”, ka thënë Imeri nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Vënia e interesit kombëtar para atij personal më shtyri ta ndërmarr këtë veprim për heqje dorë nga ankesa pranë Gjykatës Supreme të Kosovës, andaj me këtë akt moral shpresoj se edhe të gjithë manipuluesit e votave të cilat janë të shenjta do të japin dorëheqje nga detyrat dhe të marrin përgjegjësit për veprimet manipulative, konkretisht kordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj”, ka shkruar Imeri.
Pas këtij vendimi KQZ-ja mund ta bëjë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor.
Ndryshe dje kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka ka sqaruar se nëse nuk do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme, atëherë institucioni që ajo drejton mundet ta bëj certifikimin e rezultateve..
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...