Lajme

Sot mot me reshje shiu, rrebeshe

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 11 December 2022

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Vonë pasdite apo në mbrëmje, reshjet e shiut mund të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në verilindje të vendit.

Era kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 53 kilometra në orë.

-Advertisement-

Temperaturat në pjesën e parë të ditës do të luhaten prej 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa gjatë pasdites pritet të pësojnë ulje të theksueshme, prej 3 deri në 6 gradë Celsius. /MeteoKosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera