Sot mot i nxehtë, temperaturat deri 34 gradë
Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 08 August 2026
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten.
Temperaturat minimale: 12–16°C
Temperaturat maksimale: 29–34°C
Era: Nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–9 m/s. Në afërsi të proceseve konvektive mund të ketë intensifikime të përkohshme.
Ndërsa, të dielën moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës.
Temperaturat minimale: 13–18°C
Temperaturat maksimale: 29–34°C
Era: Nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–6 m/s, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë hovë të përkohshme më të fuqishme.
Kushtet biometeorologjike
• Temperaturat e larta dhe indeksi i lartë i rrezatimit UV vazhdojnë të krijojnë kushte të pafavorshme biometeorologjike.
• Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Kushtet agrometeorologjike
• Mungesa e reshjeve të shpërndara në mënyrë uniforme do të vazhdojë të favorizojë deficitin e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës.
• Reshjet lokale nuk pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e bilancit ujor për kulturat bujqësore.
• Fermerët këshillohen të vazhdojnë ujitjen sipas nevojave të kulturave dhe të planifikojnë punimet agroteknike jashtë intervalit të temperaturave maksimale.


T� tjera
-
Seanca nis me dy orë vonesë, në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara
Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila isht...
-
Rektori i fton në takim, studentët: Kërko falje, na ke krahasuar me regjimin serb
Parlamenti Studentor ka nisur protestën para Rektoratit të Universitetit të P...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë
Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka s...
-
Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes
Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuve...
-
“Ne jemi këtu, po këta ku janë?”, Ramadani reagon për vonesën e seancës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vonesën e nisjes së...
-
Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në ...
-
Përvetësoi me mashtrim 320 mijë euro, aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Ma...
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...
-
Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë z...
-
Ligji për Specialen, Abdixhiku s’flet për media
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është p...
-
Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Specia...


































