Lajme

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 01 February 2023

Kuvendi i Kosovës sot dhe nesër do t’i mbajë dy seanca. Deputetët sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare.

Sipas njoftimit për media të Kuvendit, në seancën e sotme në agjendë do të jenë, pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023, pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022 si dhe Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha të hënën, pas mbledhjes së Kryesisë, se të mërkurën (sot) seanca do të fillojë në orën 12:00 për shkak të disa komisioneve, ndërsa të enjten do të jetë seancë e re në terminin e rregullt, prej orës 10:00.

-Advertisement-

Sipas Kusari-Lilës, seanca e së mërkurës do të mbahet me pikat e papërfunduara, kurse të enjten do të jetë seancë e re, ku do të trajtohen pika si: Vendimi i Qeverisë për masat emergjente të energjisë, vendimi i komisionit funksional për shkarkimin e bordit për miniera e minerale etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera