Lajme

Sot mblidhen tri komisione

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 26 October 2021

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen për të diskutuar tri komisione parlamentare.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

Sipas njoftimeve i pari nis Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në ora 10:00 ku pritet të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar.

-Advertisement-

Në orën 10:00 poashtu mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport që do të shqyrtoj propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Ndëra në ora 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtoj formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera