Lajme

Sot Kuvendi mban seancë, shqyrton 9 pika

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 30 June 2022

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare ku janë parashikuar të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës.

Pika e katërt e rendit të ditës, pritet të sjellë debat të fortë mes pozitës e opozitës.

E kjo pikë është: “Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale”.

-Advertisement-

Pikat e tjera të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021, i cili pritet të sjellë gjithashtu kundërshtime mes partive parlamentare.

Ndër pika të tjera të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera