Lajme

Sot Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë me memorandum bashkëpunimi

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 20 September 2022

Drejtoria për Marrëdhënie me Mediat dhe Publikimet e Kuvendit të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se të martën në Kuvendin e Shqipërisë do të nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

“Të martën, më 20 shtator 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve”, thuhet në njoftim. ​

Po ashtu sipas njoftimit Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera