Sport

Sot je neser s’je!

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 29 September 2017

Gani Sejdiu nuk është më trajner i Feronikelit. Strategu mitrovicas është ndarë me klubin nga Drenasi menjëherë pas barazimit të së mërkurës me Prishtinën (0:0).

Sejdiu ka bërë të ditur se shkaqet familjare ishin ato që e shtyn ta lërë punën. Sidoqoftë, Sejdiu nuk është trajneri i parë që vetëm pas shtatë javëve të para të kampionatit të ri largohet nga Superliga.

Image result for GANI SEJDIU
Në fakt, ai është trajneri i shtatë që largohet nga gara elitare thuajse menjëherë pas fillimit të saj, shkruan sot gazeta “Zëri”

-Advertisement-

Zekrija Ramadani ishte trajneri i parë që u shkarkua nga Trepça ’89, e cila nuk mundi t’i durojë rezultatet negative dhe menjëherë ndërhyri në shtabin teknik. Rehati në Superligë nuk gjeti as Valdet Shoshi.

Image result for zekirija ramadaniKy i fundit e kishte nisur mjaft mirë sezonin me Besën, ani pse klubi pejan kishte vendosur që sivjet të luajë me futbollistë të rinj. Por, në momentin që Shoshi ka kërkuar kontratë dhe pagesa për trajner e futbollistë ka ardhur deri te ndarja me Besën. “Rokadë” në shtabin teknik pati edhe në FC Prishtinë.

Image result for valdet shoshiKlubi bardhekaltër e kishte sjellë në postin e drejtorit sportiv trajnerin e suksesshëm nga Shqipëria, Mirel Josa dhe ky veprim u konsiderua si njëfarëlloj presioni për trajnerin Arsim Thaçi, i cili në ndërkohë ia dha pozitën e tij Josës, për t’ia marrë postin e drejtorit.

Image result for arsim thaqiRezultatet e dobëta e detyruan edhe Agron Selmanin të largohet nga Flamurtari. Ndërsa, janë edhe disa trajnerë të tjerë, të cilët aktualisht janë duke punuar nëpër klube, por në çdo moment mund të shkarkohen, shkruan Zëri.

Siç dihet, klubet kanë bërë investime të mëdha. Shumë prej tyre po e kërkojnë titullin. Vetëm 11 pikë është dallimi në mes liderit, Llapit, dhe ekipit të fundit Flamurtarit. Kjo më së miri e tregon garën e jashtëzakonshme që po bëhet. Klubet nuk do t’i durojnë lehtë rezultatet negative. Dhe, kjo i mban trajnerët në pozita të rrezikuara në çdo moment. Pozitën e trajnerëve askush nuk e kupton më mirë sesa një trajner, i cili vetë e ka provuar të njëjtën “çorbë”.

Image result for agron selmani“Profesioni i trajnerit në Kosovë është njëra prej punëve më me stres që ekziston. Është stres i madh të punosh si trajner në vendin tonë. Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe, kërkohen rezultate, edhe pse nuk ka kushte për ta”, thotë për “Zërin” Fahredin Duraku.

Image result for fahredin duraku“Trajnerët nuk paguhen mjaftueshëm dhe prej tyre kërkohet shumë. Ata janë të rrezikuar në çdo moment, pasi krerët e klubeve e kanë ‘shpirtin në fyt’ dhe duan rezultate të menjëhershme”, shpjegon trajneri mitrovicas.

Sipas Durakut, secilit klub kosovar i mjaftojnë dy-tri rezultate jo të kënaqshme për ta shkarkuar pa pikë problemi trajnerin. “Këtu mungon profesionalizmi te klubet. Me 2-3 rezultate jo të mira shkarkohet trajneri. Kjo është gabim pasi trajnerëve duhet t’u jepet kohë për ta realizuar projektin. Ai nuk bëhet brenda ditës”, shpjegon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera