Lajme

Sot hiqet kamioni i vetaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 04 December 2021

Mbrëmjen e së premten një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet duke u hequr kamioni i cili gjendet i rrokullisur nën udhë.

Në vendin e ngjarjes shihet policia si dhe një kamion tjetër të cilët po tentojnë ta largojnë kamionin e aksidentuar.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga Gazeta Infokus.


Gazeta Infokus ka raportuar edhe të premten ku lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera