Sot hiqet çadra: Ja si e pritën Bashën pas marrëveshjes (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 18 May 2017
Dita e sotme do të jetë vendimtare për të finalizuar dhe detajuar marrëveshjen e një nate më parë mes dy liderve kryesorë politikë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Pas detajimit të marrëveshjes, pritet të mbyllet edhe çadra e protestës së opozitës, pas tre muaj qëndrese si dhe nisja e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Basha përcolli këtë mesazh për mbështetësit e tij në orët e vona të mbrëmjes, pasi u nda nga kryeministri.
“Kam privilegjin e madh që më dhatë mundësinë të jem bashkë me ju në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka ka ndryshuar, e pamendueshmja tre muaj më parë, sot është realitet, nesër nisim përgatitjet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë si më parë bazuar vetëm në qëndresën dhe bashkimin tuaj. Tempulli i lirisë me ratifikimin e marrëveshjes do të jetë plot me ju qëndrestarë të bashkuar, do të jetë plot me qytetarët shqiptarë të djathtë e të majtë, që nuk ju ndanë asnjë ditë kësaj lëvizje, pra jo, nuk mbyllet sonte çadra. Nesër me zbardhjen e marrëveshjes dhe detajimin e saj do të jemi të gjithë këtu së bashku për të shpallur lajmin e mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar”.
Sot do të jetë dita e fundit e çadrës së opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në qendër të kryeqytetit.
Politikol.al mëson se demokratët janë duke u përgaitur për të zhvendosur çadrën, por jo përpara se kryeopozitari, Lulzim Basha, të mbajë fjalimin përmbyllës të protestës gati 90 ditore.
Burime nga PD bëjnë të ditur për Politiko se do të pritet zbardhja e marrëveshjes me mazhorancën dhe më pas Basha do u drejtohet simpatinzantëve me një fjalim ku do i falenderojë për qëndresën dhe do i ftojë në nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Ndonëse nuk ka një afat zyrtar, palët po përpiqen të zbardhin marrëveshjen përpara orës 18:00 të ditës së sotme, në mënyrë që të zhvendoset çadra për të shmangur çdo provokim për shkak se në të njëjtën orë, pak metra më larg, Edi Rama do të hapë nga Piramida fushatën e PS për Tiranën.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...