Sot, Gjermani-Holandë
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 06 September 2019
Mbrëmjen e sotme vazhdon seria e eliminatoreve ku nuk do të mungojnë përballjet e emrave të mëdhenj europian. Gjermania dhe Holanda bëhen gati për t’u përballur për herë të katërt në harkun e 11 muajve të fundit.
Vitin e kaluar “tulipanët” fillimisht fituan 3-0 në Amsterdam, ndërsa më pas barazuan 2-2 në Gelsenkirchen, rezultate që influencuan ndjeshëm për të zbritur “panzer”-at një divizion më poshtë në Ligën e Kombeve, ndërsa tani bëhet fjalë për duelin e kthimit, për sa i përket ndeshjeve kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian. Në mars në takimin e luajtur në Johan Cruijff Arena ekipi i drejtuar nga Joachim Low mori fitoren e parë brenda në Holandë, pas plot 23 vjetësh.
Por në Grupin C kryesuese është Irlanda e Veriut me një ndeshje më shumë se të tjerët. Gjermania e sheh veten në vendin e dytë me pikë të plota, pas tre sfidave të para, ndërsa Holanda ndjek nga pas me 3 pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e luajtura. Po në orën 20:45 do të luhet gjithashtu edhe takimi tjetër Sllovaki-Kroaci. Ndeshje e vlefshme për Grupin E. Të dyja këto përfaqësuese qëndrojnë pranë e pranë në kuotë të njëjtë pikësh 6, pra vetëm 3 pikë poshtë Hungarisë, që ka luajtur një ndeshje më shumë
Bëhet fjalë për një grup tepër të ekuilibruar, sepse nënkampionët e botës janë thyer 2-1 në Budapest, ndërkaq Sllovakia ka mposhtur Hungarinë 2-0 në Trnava por është mundur 1-0 në Cardiff nga Uellsi. Interes ngjall gjithashtu në ndeshjet e mbrëmjes së sotme edhe takimi Slloveni – Poloni, që do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin Stozice të Ljubljanës. Ndeshja është e vlefshme për Grupin G, ku Polonia kryeson me pikë të plota. Katër fitore në katër sfidat e para për “bardhekuqtë”, ndërsa Sllovenia në anën tjetër ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e para. Edhe këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe eksluzivisht në paketën SuperSport të platformës Digitalb.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...