Sot fillon punimet Simpoziumi i parë ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 12 May 2017
Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Infermierëve”, projekti i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijës dhe interesimit të profesionistëve dhe studentëve të rinjë të drejtimit të infermierisë, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore. Po ashtu, ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve dhe studentëve të drejtimit të infermierisë, duke mundësuar akumulimin e kredive të nevojshme për licencim dhe rilicencim.
Në simpoziumin ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, profesionistët e lëmive të ndryshme të mamisë do të prezantojnë punën e tyre edukative, shëndetësore, hulumtuese e shkencore.
Simpoziumi ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, pos ligjeratave plenare të përzgjedhura, do të ofroj edhe kurse e trajnime profesionale (teorike dhe praktike), si dhe referues të ftuar nga ekspertiza e infermierisë në nivel ndërkombëtar.
Marrë parasysh se simpoziumi organizohet për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ky projekt do të jetë tradiconal, duke i’u dhënë në këtë mënyrë vendin e merituar dhe respektin eksperteve të fushës së infermierisë për kontributin në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të popullatës, edukimin e gjeneratave te reja të Infermierëve, ngritjen profesionale si dhe afirmimin shkencor dhe hulumtues.
Për më tepër në lidhje me projektin, mund të informoheni në linkun në vazhdim : http://kiscoms.org/registration-nurseday/
Simpoziumi i parë ndërkombëtar „Dita e Infermierëve”, realizohet në bashkëorganizim me Ministrinë e Shëndetësisë, Odën e Infermierëve, Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“, Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“, Kolegjin „Universi“, Kolegjin „Fama“, Kolegjin e Shkencave Mjekësore „Rezonanca“ si dhe Institucionet tjera shtetërore, shëndetësore, arsimore e shkencore në Republikën e Kosovës.
“KISCOMS”, në kuadër të Simpoziumit të parë ndërkombëtar “Dita e Infermierëve”, që realizohet në kuadër të shënimit të “Ditës së Infermierëve”, tani dhe viteve në vazhdim, do të nderojë dhe vlerësojë me mirënjohje për veprimtari jetësore personalitete të respektuara shqiptare dhe të huaja nga fusha e Infermierisë.
Këtë vit, me Mirënjohje për Veprimtari Jetësore, nderohen : Fetije Huruglica, Infermiere para pensionimit dhe Udhëheqëse e Divizionit të Infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Shehide Zuka, Infermiere në pension si dhe Hasime Tahiri, Infermiere në pension.
Në kuadër të Simpoziumit, nga ora 08:00-15:00, studentët dhe mësimdhënësit e Kolegjit “Universi”, do të realizojnë aktivitete promovueese, edukuese e shëndetësore për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve. Ky aktivitet mbahet para në Swiss Diamond Hotel Prishtina, duke matur tensionin e gjakut, pulësin, peshën trupore, gjatësinë si dhe do të kalkulojnë Indeksin e Masës trupore për secilin person, qytetar i cili dëshiron ta bëjë këtë. Këto shërbime ofrohen pa pagesë.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...