Sot fillon Kupa e Kosovës në basketboll
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 28 Shkurt 2018
Sot me ndeshjen Rahoveci – Kerasan Prishtina që do të luhet me fillim nga ora 17:15 do të startoj Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll që do të zhvillohet prej të mërkurës deri të dielën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, shkruan infokusi.
Ndërkaq ndeshja e dytë çerekfinale do të luhet duke filluar nga ora 20:00, ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Boreas, derisa ceremonia e hapjes solemne e kësaj ngjarje madhështore për basketbollin kosovar do të bëhet në mes të dy ndeshjeve të para çerekfinale, pra në orën 19:15.
Të enjten në program janë dy ndeshje të tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja (17:30) dhe Bashkimi – Trepça (19:45).
Ndërkohë gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt).
Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.
Duhet theksuar se Kupa e Kosovës për herë të parë do të organizohet me këtë format, pra FINAL 8, duke filluar nga dita e mërkurë 28 shkurt e deri të dielën 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Final 8 më parë është organizuar në Gjakovë më 2014, por jo në këtë format. KB Golden Eagle Ylli në vitin 2015 ka qenë organizator i Final Four të Kupës së Kosovës. /INFOKUSI.COM

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
































