Sport

Sot drejtor i Milanit, shikoni çfarë bënte dikur Fassone në derbin ndaj Interit

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 21 December 2017
Arbitri i katërt në atë ndeshje ishte marko Fasone. Drejtuesi aktual i Milanit, ka një të kaluar si drejtues edhe tek Interi.
Kupa e Italisë në çerekfinale ka rezervuar Derbin e Madoninës, teksa më 27 dhjetor Milan dhe Inter do të kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale.

Hera e fundit që është luajtur Milan-Inter (në shtëpinë e kuqezinjve) ka qenë më 12 janar të vitit 2000, teksa zikaltrit fituan me rezultatin 3-2 me golat e Vierit, Mutu dhe Sedorf, ndërkohë që në krahun tjetër shënonte Shevçenko.

Arbitri i katërt në atë ndeshje ishte marko Fasone. Drejtuesi aktual i Milanit, ka një të kaluar si drejtues edhe tek Interi.

Zikaltrit në atë vit kaluan turin pasi barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që humbën më pas në finale ndaj Lacios.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera