Lajme

Sot do të rinisin bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 14 March 2022

Një raund i rinovuar i bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit do të zhvillohet përmes video-konferencës më vonë të hënën.

Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës vonë mbrëmë.

Raundet e mëparshme të bisedimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi dhe kanë përfunduar me shumë pak përparim drejt përfundimit të luftës.

-Advertisement-

Megjithatë, Podolyak tha se duket se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj, shkruan Skynews.

Ai tha: “Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj”.

“Është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera