Sot dhe nesër mbahet samiti i BE-së, do të diskutohet edhe për takimin e Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 23 March 2023
Në Bruksel të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.
Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.
Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialolgun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqesuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst.
Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Edhe atyre u kishte raportuar Josep Borrell. Ai e kishte quajtur si një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të implementimit të marrëveshjes.
Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.
Burimet diplomatike në Bruksel kënë thënë se disa shtete kanë ftuar që të ketë “kujdes të shtuar“ nga ana e BE-së në mënyrë që të siguroihet zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes dhe që të mos lejohet devijimi nga obligimet për asnjërën palë.
Në struktuarat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe formalisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.
Në BE kanë përsëritur se, ndonëse nuk është nënshkruar marrëveshja formalisht, për shkaqe ligjore, zbatimi i saj dhe i aneksit për implementim është detyrim për palët. /REL/
Të tjera
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...