Lajme

Sot del para gjykatës i moshuari që dyshohej se kanosi Rrahman Jasharajn

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 18 November 2022

Sot do të dalë para gjykatës i moshuari Musli Rexhepi, që kishte ndërhyrë në grevën e SBASHK-ut, e i cili dyshohej për kanosje ndaj Rrahman Jasharajt.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi.

Sidoqoftë, Gashi ka bërë më e dije se Rexhepi nuk akuzohet për “sulm” por për veprën penale “cënim i të drejtës në grevë”.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Perseri ne Gjykate per drejtesi.

Sot mbahet seanca kryesore ne rastin e zotni Musli Rexhepi lidhur me aktakuzen e ngritur nga Prokuroria per vepren penale cenim i te drejtes ne greve !

Ket burre te moshes gati 82 vjeqare Prokuori i rastit per qudi dhe pa pike nevoje juridike e mbajti per 48 ore ne arrest kinese per sulme dhe kanosje ndaj kryetarit te SBASHK- ut zotni Rrahman Jashari.

Prokurori pat kerku edhe masen e paraburgimit per 30 dite por Gjykata vendosi drejt dhe nuk e aprovoj kete.

Sulm nuk kishte, kercnim jo se jo po tani kinese e paska pengu greven e arsimtareve Gjyshi qe kerkonte hapjen e shkolles per mbesen e tije.

Nga Gjykata ne secilin raste kerkohet vetem drejtesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera