Sot betohen edhe kryetarët e komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 24 May 2023
Sot do të betohen edhe dy kryetarë të zgjedhur së fundmi në veri të Kosovës. Kryetarët që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zveçan e Zubin Potok betimin do ta bëjnë në objekte publike për shkaqe sigurie.
Dy kryetarët e zgjedhur nga radhët e PDK-së, në Zveçan e Zubin Potok, do ta bëjnë betimin të enjten e 25 majit.
Procedurën e betimit do ta bëjnë në objekte publike me fillim prej orës 10:00.
Kështu ka konfirmuar për RTK-në, dje, sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili tha se në koordinim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë ndërruar datat dhe vendet për shkaqe sigurie.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca të martën ka folur për deklaratën e ambasadorit Hovenier, i cili kishte deklaruar se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.
“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk do të kenë as më pak, por as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme, më shumë do të ishte grabitje e kompetencave. Ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionuar me Kushtetutë me ligje…”, deklaroi Konjufca.
Nga katër kryetarët e zgjedhur më 23 prill, deri tash është betuar vetëm kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Tre kryetarët e tjerë të komunave veriore kanë kohë deri më 28 maj që ta japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...