Lajme

Sot bëhet zbulimi i veturës së parë elektrike në Kosovë(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 13 July 2017

Në korrik të vitit 2016, gjashtë krijues të rinj të qendrës BONEVET në Gjakovë, tre djem dhe tri vajza, të moshës 14 deri në 16 vjeç, pas përfundimit të shumë orëve, klasave dhe projekteve, filluan realizimin e idesë së tyre për ndërtimin e një Veture Elektrike.

Ata u udhëzuan dhe u udhëhoqen nga mentorët më me përvojë në qendër mirëpo e gjitha vendimmarrja dhe puna për krjimin e këtij projekti ambicioz ra mbi supet e këtyre adoleshentëve.

Ky projekt u mbështet nga IPKO, kompania e cila ishte gjithmonë e gatshme të ndihmojë nismat e të rinjëve të Kosovës, duke qenë një shembull për industrinë e vendit tonë.

-Advertisement-

Qyteti i Gjakovës tani do të ketë një automjet elektrik që nuk dëmton ambientin, si edhe adoleshentët që kanë përjetuar një periudhë të mrekullueshme mësimi duke e bërë atë. Asgjë nuk është e pamundur për ta tani, dhe ata e besojnë sloganin e qendrës i cili thotë: “Nëse mund ta imagjinoni një gjë, atëherë ju mund ta bëni atë”.

Dhe sot, të enjten, duke filluar nga ora 18:00, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” pranë Shkollës muzikore “Prenk Jakova” në Gjakovë do të bëhet zbulimi zyrtar i veturës së parë elektrike në Kosovë. Një ngjarje e cila nuk duhet të humbet nga askush që mund të marrë pjesë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera