Sport

Sot 9 vite nga aksidenti i tmerrshëm/ I madhi Michael Schumacher, gati një dekadë duke luftuar për jetën e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 29 December 2022

Koha duket se “fluturon”. Këtë të enjte, më 29 dhjetor, shënohet përvjetori i nëntë i aksidentit gjatë skijimit, që ndryshoi rrënjësisht jetën e të madhit Michael Schumacher.

Piloti legjendar gjerman pësoi dëmtime të rënda në kokë, kur goditi një gur në fund të vitit 2013 në stacionin Méribel (Francë). Edhe pse aksidenti ishte shumë i rëndë, ai ia doli të shpëtojë veten edhe pse ishte në koma për një kohë të gjatë. Që atëherë ai ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore dhe nuk është parë më kurrë në publik.

Fituesi i 91 garave “Grand Prix” në F1 ka luftuar për jetën e tij për gati një dekadë. Dihet pak për gjendjen e tij të saktë fizike, pasi familja e tij ka dashur gjithmonë të ruajë privatësinë e një piloti që bëri histori, duke fituar shtatë kampionate botërore dhe duke e çuar Ferrarin në fazën e tij më të lavdishme.

-Advertisement-

Ironia efatit është se ‘Schumi’ nuk u plagos kurrë rëndë në pistat e kampionatit Formula 1, por pësoi incidentin më të dhimbshëm të ekzistencës së tij në një resort francez skish. Në atë kohë ai ishte 44 vjeç.

Ka kaluar shumë kohë që nga ajo ngjarje e trishtë. Bashkëshortja e tij Corinna dhe fëmijët e tyre Mick dhe Gina, flasin herë pas here për Majkëllin, por këtë e bëjnë me masë dhe nuk sqarojnë shumë për shëndetin e shtatë herë kampionit të botës.

Pati shumë bujë kur u publikua dokumentari i figurës, pasi filmi përmbante disa komente vërtet prekëse.

“Sigurisht që më mungon Michael çdo ditë, por nuk jam vetëm unë që më mungon ai: fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë ata që janë pranë tij. Të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Në një mënyrë tjetër, por ai është këtu dhe mendoj se kjo na bën të gjejmë forcë”,- ka zbuluar Corinna, bashkëshortja e tij në atë dokumnetar.

Dhe ajo shtoi në raportin emocionues audiovizual: “Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi, bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që është e mundur për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat dhe thjesht ta bëjmë atë të ndihet sikur është me familjen e tij dhe vazhdojmë me lidhjen tonë. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë do të bëj gjithçka që mundem. Ne të gjithë do ta bëjmë atë.”

“Ne po mundohemi të vazhdojmë si familje në mënyrën që do të donte Michael dhe po vazhdojmë jetën tonë. Jeta private është jetë private, kështu ka thënë gjithmonë. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të mundet. Vazhdoni ta shijoni jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na ka mbrojtur, tani ne po e mbrojmë atë.”- përfundoi ajo.

Së fundmi Mick ka postuar një foto në rrjetet sociale për të uruar Krishtlindjet. Në të ai pozon i buzëqeshur me motrën e tij Gina dhe nënën Corinna. Natyrisht, Michael nuk është aty, megjithëse të gjithë pyesin për të. Logjike. Por padyshim që nuk ka përgjigje.

Të martën e ardhshme, më 3 janar, “Kajzeri” do të mbushë 54 vjet. Tifozët e F1 janë ende duke parë një nga sportiestët më të mëdhenj në histori. Fillimisht erdhi ekstazia dhe më pas mundimi. Me një konstante: ai është një luftëtar i lindur. E ndonëse nuk e shohim prezencën e tij, emri i tij nuk pushon së dëgjuari vazhdimisht. Për një gjë apo për një tjetër. Është ajo që do të thotë të jesh një mit, një referencë, një hero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera