Sonte shkruhet historia, eklipsi hënor, më i madhi në 580 vitet e fundit
Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 19 November 2021
Sonte (e premte, 19 nëntor), astronomët dhe adhuruesit e hapësirës do të mund të shijojnë eklipsin më të gjatë të pjesshëm hënor në 580 vjet.
Ky është eklipsi i dytë hënor i vitit dhe siç raporton “Business Insider”, do të jetë i ngjashëm me atë të 26 majit 2021 .
Eklipsi hënor i 19 nëntorit do të jetë eklipsi hënor i pjesshëm më i madh i 580 viteve të fundit dhe gjithashtu më i madhi që do të ndodhë në një periudhë prej 1000 vjetësh, pasi eklipsi tjetër hënor me një kohëzgjatje kaq të gjatë mund të ndodhë më 8 shkurt 2669.
Hera e fundit që ndodhi një eklips kaq i gjatë hënor ishte më 18 shkurt të vitit 1440.
Kohëzgjatja totale e eklipsit të pjesshëm sonte do të jetë 3 orë, 28 minuta dhe 24 sekonda. Eklipsi hënor sonte do të “kalojë” përmes Rusisë lindore , Japonisë, Oqeanit Paqësor, Amerikës dhe Evropës Perëndimore.
Për fat të keq, eklipsi nuk do të duket në Shqipëri.
Eklipsi i pjesshëm ndodh 1.7 ditë para se Hëna të arrijë në kulmin e saj, pra në pikën më të largët të orbitës së saj nga Toka, gjë që rrit kohëzgjatjen e eklipsit.
E veçanta eklipsit, siç thekson “Business Insider”, është se nuk është vetëm eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë i shekullit tonë, por edhe ai me kohëzgjatjen më të gjatë deri në 2669 , sipas të dhënave të Observatorit “Holcomb” të Indianës, SHBA.
NASA tregon se eklipsi hënor nesër, do të mbulojë pothuajse 97% të hënës së plotë dhe do të zgjasë rreth 3.5 orë, ndërsa efekti i përgjithshëm, me gjysmëhije do të duket gjashtë orë.
Eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit të 21-të deri më tani ka ndodhur në vitin 2018 me kohëzgjatja një orë e 43 minuta.
Më 26 maj 2021 ka pasur eklips total, ndërsa pritet që më 15 maj 2022 të ndodhë eklips total hënor dhe një tjetër më 7 nëntor 2022.
Eklipsi hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë pothuajse në një linjë (konjugim) , duke rezultuar në kalimin e Hënës mes hijes së Tokës, duke marrë kështu një nuancë të kuqërremtë.
Të tjera
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...